Kjo broshurë përmban informacione për ty që të është rekomanduar Eliquis®

Eliquis® broshurë pacienti

Broshura për pacientë e Eliquis® është në dispozicion në 12 gjuhë, pyete infermieren ose mjekun tënd.

Nëse ti dëshiron të keshë njohuri të thella në lidhje me mpiksjen e gjakut në rastet e fibrilacionit atrial ose të tromboemblizmit venoz, hyr në www.blodproppsskolan.se

ÇFARË ËSHTË ELIQUIS®?

Ti e ke marrë këtë broshurë për shkak se mjeku ta ka caktuar Eliquis® (apixaban). Ose për shkak se ti ke fibrilacion atrial dhe të është dhënë Eliquis® për të zvogëluar rrezikun për goditje në tru të shkaktuar nga fibrilacioni atrial. Alternativisht, ti ke një trombozë në një këmbë ose në një mushkëri dhe në këtë rast ke marrë Eliquis® për ta trajtuar trombozën.

Në këtë broshurë shpjegohen shkaqet e zakonshme për sëmundjen tënde, simptomat e zakonshme, çfarë mund të bëjshë ti për ta zvogëluar rrezikun që të sëmuresh si dhe këshilla praktike për trajtimin me Eliquis® e të tjera.

Disa pjesë të broshurës janë të përgjithshme për Eliquis® pa marrë parasysh sëmundjen. Janë edhe dy fragmente që ndriçojnë edhe FIBRILACIONIN ATRIAL, ose edhe TROMBOZËN NË KËMBË OSE NË MUSHKËRI. Lexoje me kujdes pikërisht fragmentin që ka të bëjë pikërisht me ty.

Ti po ashtu duhet ta lexoshë fletëpalosjen e cila ndodhet në paketimin e ilaçit tënd. Këtë gjithashtu mund ta gjejshë edhe në www.fass.se.

PËR TY ME FIBRILACION ATRIAL

Fibrilacioni atrial është një sëmundje e zemrës e cila bën që zemra jote rrahë shpejt dhe me ritëm të çrregulluar.

Shumë njerëz me fibrilacion atrial nuk vërejnë ndonjë simptomë, por ti mund ta hetoshë një rrahje zemre të shpejtë dhe / apo me ritëm të parregullt. Disa njerëz këtë e përshkruajnë si ”rrahje të zemrës”. Simptoma të tjera të mundshme mund të jenë:

  • lodhja
  • gulçima
  • dhimbja në gjoks
  • marramendja

Si do të shkojë kjo?

Mund të jetohet me fibrilacion atrial që vjen me sulme gjatë gjithë jetës. Periodikisht, mund të kemi nevojë për trajtim me ilaçe. Ndryshon shumë nga personi në person se sa shpesh ndodhin sulmet dhe se sa shumë probleme krijohen prej tyre. Disa kanë sulme vetëm me intervale prej disa viteve, të tjerët mund të kenë shumë sulme brenda një jave. Disa nuk i ndiejnë fare sulmet e tyre, të tjerët pësojnë telashe të qarta. Ndërmjet sulmeve mund të jetohet pikërisht si normalisht. Sa më gjatë që të kihen probleme të vazhdueshme, aq më e madhe është mundësia që fibrilacioni atrial të jetë ende aty dhe nuk tërhiqet prapa.

Fibrilacioni atrial mund të paraqitet si ”episod” i ndarë i cili zgjat nga disa minuta deri në disa ditë. Ky quhet ”fibrilacion atrial paroksimatik i thjeshtë ”, që thjesht do të thotë se ”fibrilacioni atrial paraqitet me sulme”. Ka edhe fibrilacione atriale të cilat mund të përshkruhen si ”këmbëngulëse” ose ”të përhershme”. Kjo do të thotë se fibrilacioni ekziston gjatë tërë kohës.

Fibrilacioni atrial varet prej asaj se qelizat të cilat i drejtojnë rrahjet tua të zemrës nuk funksionojnë si duhet. Kjo do të thotë se mbajtësi natyror i taktit të zemrës hutohet ashtu që ai nuk mund ta kontrollojë ritmin e zemrës.

Në rastin e fibrilacionit atrial, të dy dhomat e sipërme të zemrës nuk thithin si duhet, dhe për këtë arsye gjaku nuk mund të pompohet e të përcillet jashtë si zakonisht. Një dhomë e këtillë e zemrës quhet një atrium, dhe kjo është arsyeja pse ai quhet fibrilacion atrial.

SHKAKU I FIBRILACIONIT ATRIAL

Shkaku i saktë i fibrilacionit atrial nuk është sqauar plotësisht, por rreziku rritet kur njeriu të bëhet më i moshuar dhe kjo është e zakonshme te njerëzit me probleme të tjera të zemrës.

Për shembull:

  • tensioni i lartë i gjakut
  • ngushtimi / bllokimi në enët e gjakut që furnizojnë zemrën
  • infarkti i zemrës
  • sëmundja e lindur e zemrës ose pas një operacioni në zemër
  • duhani
  • kafja
  • konsumi i tepruar i alkoolit
  • stresi
  • dështimi i zemrës
  • hipertiroidizimi (prodhimi i tepërt i hormoneve tiroide)

ÇKA MUND TË SHKAKTOJË FIBRACIONI ATRIAL?

Rreziku më i madh me fibracionin atrial është goditja në tru.

Pasi që gjaku nga zemra nuk pompohet jashtë në mënyrë të duhur, ai mund të grumbullohet në zemër dhe të formojnë një koagulum, i cili është një grumbullim me gjak të mpiksur. Nëse koagulumi del nga zemra dhe futet në enët e vogla të gjakut në tru, bllokohet rrjedhja e gjakut e cila shkakton një goditje në tru.

Njerëzit me fibrilacion atrial janë në një rrezik më të lartë që të pësojnë goditje në tru se sa njerëzit të cilët nuk kanë fibrilacion atrial.

SIMPTOMAT NË RAST TË NJË GODITJEJE NË TRU

Një goditje mund të vijë papritmas. Ti medoemos duhet të veproshë shpejt. Këtu janë disa gjëra për të cilat duhet të jeshë i vetëdijshëm, e që mund të ndihmojnë për ta kuptuar një goditje në tru.

Testoje goditjen në tru me testin AKUT

FYTYRA

Paralizë e fytyrës?
Buzëqesh dhe i tregon dhëmbët.
Personi e ka fytyrën të shtrembëruar?
Këndet e buzëve i ka të kacavjerrura?
TELEFONO 112

PJESA E TRUPIT

Paralizë në një dorë?
Ngriti duart dhe mbaji ashtu 10 sekonda.
Personi ka shenja të dobësimit / paralizës në ndonjërën dorë?
TELEFONO 112

SHQIPTIMI

Vështirësi për të folur, lexuar ose për ta kuptuar të folurit? Thuaje fjalinë: ”Sot është moti i bukur”. Personi ka vështirësi t´i gjejë fjalët, t´i shqiptojë fjalët drejt ose flet në mënyrë të paqartë?
TELEFONO 112

KOHA

Simptomat vijnë papritmas dhe duhet trajtuar shpejt!

Simptomat e tjera mund të jenë dobësia ose mpirjet / paraliza në njërën gjysmë të trupit, humbja e vizionit të shikimit ose shikimi i mjegulluar në njërin ose në të dy sytë, konfuzioni, marramendja ose paqëndrueshmëria.

Nëse ti vëren ndonjë nga këto simptoma, duhet të kontaktohet një mjek sa më shpejt.

Kështu mund të zvogëlohet rreziku për filibracion

Herat kur ndodhin sulmet e filibracionit arterial dhe duket se ato janë shkaktuar nga ndonjë arsye e veçantë, vetë mund të bëhen përpjekje për ta zvogëluar rrezikun e sulmeve të reja duke shmangur faktorin shkaktues. Mund të bëhet përmbajtje nga pirja e alkoolit, të bëhen përpjekje për të shmangur situatat e stresit ose të diskutohet ndryshimi i ilaçeve me mjekun tënd.

Për shumë njerëz është e pamundur për të ndikuar sulmet nga fibrilacioni atrial. Ato mund të fillojnë për shembull kur njeriu flë. Duke u përmbajtur nga pirja e duhanit, duke ngrënë ushqime më pak të yndyrshëm dhe duke bërë ushtrime rekreacioni, zvogëlohet rreziku që të bëhet goditje nga sëmundjet e zemrës dhe ato kardiovaskulare, të cilat nga ana tjetër mund ta zvogëlojnë rrezikun për fibrilacionin atrial. Numri i sulmeve gjithashtu mund të zvogëlohet edhe me ndihmën e ilaçeve.

ILAÇET TË CILAT E TËHOLLOJNË GJAKUN

Ilaçet të cilat e tëhollojnë gjakun (antikoagulante) janë ilaçe të cilat ndihmojnë që gjaku të koagulojë më ngadalë.

Ato ndihmojnë për ta parandaluar trombozën e cila shkakton goditje në tru.

Mjeku yt ka vlerësuar me kujdes rrezikun për ty që të keshë një goditje në tru dhe ka vendosur për ta përshkruar ilaçin për tëhollimin e gjakut Eliquis®.

Qëllimi me Eliquis® është për ta zvogëluar rrezikun që ti të pësoshë një goditje në tru të shkaktuar nga fibrilacioni atrial.

ILAÇI YT

Gjithmonë merre Eliquis® sipas recetës së mjekut.

Eliquis® merret gjithmonë 2 herë në ditë, për shembull një herë në mëngjes dhe një herë në mbrëmje. Mundohu për t´i marrë tabletat në të njëjtën kohë çdo ditë. Mund të lehtësohet marrja e tyre në lidhje me ndonjë rutinë tjetër të përditshme të cilën ti tani më e ke dhe që ti zakonisht e bën dy herë në ditë.

Doza e zakonshme e Eliquis® është një tabletë 5 mg dy herë në ditë. (Disa grupeve të pacientëve mund t´u e përshkruhet 2.5 mg dy herë në ditë).

Ti e kapërdi tabletën Eliquis® me një gotë ujë. Ti mund ta marrësh atë me ose pa ushqim.Tableta mund të grimcohet në qoftë se ti ke vështirësi për gëlltitje.

Në rast nevoje, ti mund t´i nxjerrësh tabletat Eliquis® nga paketimi dhe t´i vendosësh ato në një dosetë.

Ti mund ta paraqitësh interesimin tënd për më shumë mjete ndihmëse për të mbajtur në mend e të mos harrosh për t´i marrë tabletat tua. Ne këtë e quajmë paketë ndihmëse ”Continuum of Care”. Pyete mjekun ose infermieren tënde.

PËR TY ME TROMBOZË NË KËMBË OSE NË MUSHKËRI

Kur njeriu merr një goditje në tru, gjaku mpikset dhe e formon një trombozë në brendësi të një ene të gjakut. Tromboza e bën më të vështirë mundësinë që gjaku të kalojë nëpër enët e gjaku. Një trombozë që zbulohet dhe trajtohet heret, zakonisht nuk është e rrezikshme, por nëse ajo bëhet më e madhe, ajo seriozisht mund ta pengojë qarkullimin e gjakut. Trombozat zakonisht paraqiten në këmbë dhe shpesh fillojnë në një enë gjaku në njërën pulpë. Është shumë e rrallë tromboza në të dy këmbët në të njëjtën kohë.

Kërko mjekim

Nëse mendon se ti ke marrë një trombozë, menjëherë duhet të kërkohet mjekim në një shtëpi të shëndetit ose në pranimin emergjent.

SHKAKU I TROMBOZËS NË KËMBË OSE NË MUSHKËRI

Rreziku për të fituar trombozë në këmbë ose në mushkëri rritet nëse personi:

  • ka një infeksion
  • është më i vjetër se 65 vjet
  • është gravide
  • ka mbipeshë të madhe
  • është duhanpirës
  • ka kancer, sidomos në rast të operacionit, ose në qoftë se ai trajtohet me kimioterapi
  • ka tepër shumë rruaza të gjakut
  • përdor medikamente kontraceptive ose ilaçe të tjera që përmbajnë estrogjen.

Në qoftë se njeriu nuk lëviz dhe nuk i përdor pulpat, atëherë qarkullimi i gjakut në këmbë bëhet më i ngadalshëm dhe kjo bën që trombozat të formohen më lehtë. Mendo vetëm rastet kur ti rri ulur për një kohë të gjatë p.sh. gjatë udhëtimeve të gjata me aeroplan. Rekomandohet që të ngrehesh në gishtërinjtë e këmbëve dhe në thembra nëse ti rri gjatë dhe qetësisht i ulur.

Tromboza në këmbë ose në mushkëri mund të formohet më lehtë në qoftë se ti ke çrregullime në aftësinë për mpiksje ose për ta tretur trombozën. Këtu trashëgimi mund të luajë një rol.

ÇKA MUND TË SHKAKTOJË NJË TROMBOZË

Një trombozë venoze e cila zbulohet dhe trajtohen heret zakonisht nuk është e rrezikshme dhe nuk shkakton probleme të përhershme. Një trombozë në venat e poshtme të këmbës që nuk trajtohet dhe që rritet e bëhet gjithnjë e më e madhe, për këtë arsye është më e vështirë për t´u trajtuar dhe mund ta pengojë seriozisht qarkullimin e gjakut. Një trombozë në një venë mund të jetë disa decimetra e gjatë. Një trombozë e këtillë në venë mund të rritet dhe dalëngadalë mund arrijnë deri në venat e kofshës dhe të legenit.

Tromboza që formohet në këmbë apo në venat e këmbëve ose të legenit mund të bëhet e lirshme dhe të lëvizë bashkë me gjakun e të ngecë në njërën ose në të dy mushkëritë. Frymëmarrja e papritur e vështirësuar, kolla ose dhembjet në frontin e gjoksit tënd, kur të marrësh frymë, mund të tregojnë se një trombozë është futur në mushkëri dhe ka ngecur aty.

Është e rëndësishme që ti të marrësh trajtim për trombozën, sepse ajo përndryshe mund të bëhet e lirshme dhe të shkojë në mushkëri, çka mund të shkaktojë që ti të keshë vështirësi për frymëmarrje.

Simptomat e zakonshme:

  • pulpa ënjet dhe bëhet e ngrohtë, ndonjëherë edhe skuqet ose ngjyra humbet
  • këmba mund të ndjehen e rëndë
  • këmba dhemb para së gjithash duke ecur dhe duke përdorur muskujt e vet të pulpës
  • pulpa është e ndieshme dhe e tensionuar në qoftë se ajo shtrëngohet
  • enët sipërfaqësore të gjakut në këmbë mund të shihet më qartë dhe janë të ndieshme
  • mund të kihet temperaturë të butë.

TRAJTIMI

Për ta parandaluar trombozën në këmbë, është e rëndësishme për të lëvizur këmbët sa më shumë që të mundesh, edhe në qoftë se je i shtrirë në shtrat ose je duke qëndruar i qetë. Nëse ndërpret pirjen e duhanit dhe zvogëlon peshën e trupit, kjo mund ta zvogëlojë rrezikun e fitimit të trombozës.

Trombozat medoemos duhet të trajtohen nga mjeku dhe zakonisht duhet të merren ilaçe për tëhollimin e gjakut. Trajtimi ndihmon trupin për ta liruar trombozën në mënyrë që ena e gjakut të hapet përsëri dhe përveç kësaj zvogëlohet rreziku për tromboza të reja.

Nëse dikush ka një trombozë në këmbë, ai shpesh duhet t´i përdorë çorapat e gjata mbështetëse kompresive edhe gjatë kohës së trajtimit e edhe më pastaj.

SI E MERR TI ELIQUIS®

Ti gjithmonë duhet ta marrësh Eliquis® sipas rekomandimit të mjekut. Me rastin e trajtimit të trombozës në këmbë ose në mushkëri, është e zakonshme që ti t´i marrësh tabletat tua si më poshtë:

MË E ZAKONSHMJA është që ti t´i marrësh DY tableta prej 5 mg në mëngjes dhe dy tableta prej 5 mg në mbrëmje gjatë 7 ditëve.

Pastaj ti e përgjysmon sasinë e tabletave dhe e merr nga NJË tabletë prej 5 mg në mëngjes dhe në mbrëmje për të paktën 3 muaj.

Nëse ti ke pasur tombozë të përsëritur, ti mund të keshë nevojë për të marrë ilaçe për tëhollimin e gjakut gjatë shumë viteve. Mos e përfundo këtë deri sa mjeku yt mos të thotë përfundoje, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku për efekt të keq të trajtimit dhe rreziku për rikthim. Ti mund të lexosh më shumë rreth asaj se si përdoret Eliquis® në fletëpalosjen në paketimin e ilaçit tënd.

TË MENDOHET MIRË

Komplikimet e trombozave në këmbë ose mushkëri

Përafërsisht 30% të atyre që kanë pasur një trombozë marrin një trombozë të re brenda 10 viteve. Për këtë arsye është e rëndësishme që ti t´i njohësh simptomat dhe t´i vërejshë ato dhe ta kërkoshë mjekun me kohë. Qysh brenda muajve të parë pas përfundimit të trajtimit, mund të formohet një trombozë e re te disa pacientë dhe në këto raste është e rëndësishme që të kërkohet mjeku urgjentisht.

Levizi këmbët

Për të parandaluar trombozat në këmbë, është e rëndësishme që të përdoren muskujt vetanak të pulpave duke lëvizur sa më mirë që mundesh. Kur nuk përdoren muskujt e vet të pulpave, qarkullimi i gjakut në këmbë do të jetë më i dobët dhe rrezikohet që këmbët të ënjten. Kjo vlen kur njeriu shtrihet, ulet ose qëndron në këmbë.

Është mirë të bëhen shëtitje. Nëse dikush qëndron i shtrirë në shtrat, ai mund të përpiqet të shkelë me shputat e këmbëve, t´i valëvit gishtërinjtë e këmbëve dhe t´i lëviz këmbët disa herë çdo ditë. Mbledhja e muskujve të pulpave i shtyp venat dhe ndihmon që ta lëvizë gjakun në drejtim të zemrës.

Nëse njeriu rri i ulur qetësisht për një kohë të gjatë, për shembull gjatë një udhëtimi me aeroplan, është mirë në qoftë se rregullisht lëviz dhe shkel me këmbë. Edhe më mirë është që të ecet rreth në aeroplan, në qoftë se për këtë ka mundësi. Mund të përdoren edhe çorapat e gjata mbështetëse kompresive për të parandaluar trombozat kur qëndrohet ulur për një kohë të gjatë, për shembull gjatë udhëtimeve. Çorapat e gjata mbështetëse kompresive mund të blihen pa recetë në barnatore apo në dyqane të cilat shesin lloje të ndryshme të mjeteve ndihmëse. Gjithmonë duhet të pyetet shitësi për këshilla përkitazi me madhësinë.

Nëse përfundohet me pirjen e duhanit dhe humbet pesha e trupit, kjo me gjasë dukshëm mund ta zvogëlojë rrezikun për fitimin e trombozave në vena.

GJËRAT PËR TË CILAT DUHET MENDUAR KUR TI MERR ELIQUIS

Çfarë duhet të bëj në qoftë se unë kam marrë tepër Eliquis®?

I trego menjëherë mjekut ose infermieres tënde në qoftë se ti ke marrë më shumë se doza e përshkruar e Eliquis®. Merre me vete paketën e ilaçit te mjeku, edhe nëse më nuk kanë mbetur tableta në te. Nëse ti merr Eliquis® më shumë se sasia e rekomanduar, ti mund të keshë një rrezik të rritur për gjakderdhje.

Nëse ti do ta keshë ndonjë operacion, biopsi ose trajtim dentar, i trego mjekut ose dentistit tënd se ti merr Eliquis®. Mund të jetë e nevojshmne që të ndërpritet marrja e Eliquis® ose ta bëjshë një ndërprerje të përkohshme.

Mos harro dhe i trego mjekut dhe dentistin tënd nëse je duke marrë disa ilaçe të tjera duke përfshirë edhe ilaçet pa recetë dhe ato natyrale (p.sh. barishta johannesört).

Përdore gjerdanin Eliquis® me kënaqësi dhe kartelën e portofolit. Ky është një “sigurim” i mirë në rast se të ndodh një aksident si jashtë vendit, ashtu edhe në Suedi.

Disa medikamente dhe shtojca të ushqimit mund ta pengojnë efektin e tëhollimit të gjakut të Eliquis® ose ta rrisin rrezikun për gjakderdhje ose të bëjnë të ilaçi të ketë efekt më të dobët.

Ti mund ta gjejshë një listë të plotë të barnave që mund të ndikojnë në Eliquis® në fletëpalosjes e paketës së ilaçit.

Ti nuk duhet të marrësh Eliquis® nëse ti je shtatzënë, i jep gji fëmijës ose ke sëmundje të mëlçisë ose ke një gjakderdhje të çrregulluar nëse mjeku yt nuk të thotë diçka tjetër, pasi që ai ta ketë marrë këtë informacion. Prandaj, mos harro dhe i trego mjekut tënd nëse diçka nga këto ka të bëjë me ty.

Sa kohë ti duhet ta marrësh Eliquis®

Kohëzgjatja e trajtimit me Eliquis® mund të ndryshojë; disa persona mund të kenë nevojë për ta marrë atë një kohë të pacaktuar. Ti gjithmonë duhet t´i ndjekësh udhëzimet e mjekut dhe do të vazhdosh duke marrë ilaçin tënd për aq kohë sa të ka thënë mjeku që ta marrësh.

MOS PËRFUNDO ME MARRJEN E ELIQUIS® PA E DISKUTUAR MË PARË KËTË ME MJEKUN TËND!

Çfarë duhet të bëj nëse unë e harroj një dozë?

Nëse ti harron ta merrësh një dozë të Eliquis®, tabletën do ta marrësh menjëherë pasi që kjo të kujtohet, pastaj merre tabletën e ardhshme Eliquis® në kohën e zakonshme dhe pas kësaj vazhdo si zakonisht. Nëse ti e ndien veten të pasigurt, pyete mjekun tënd ose personin që i menaxhon ilaçet tua.

EFEKTET ANËSORE EVENTUALE

Sikur të gjitha ilaçet, edhe Eliquis® mund të shkaktojë efekte anësore, por të gjithë përdoruesit nuk duhet t`i pësojnë ato.

Më shumë për efektet anësore ti mund të lexoshë në broshurën tënde që vjen me paketën tënde.

Pikërisht sikur ilaçet e tjera të ngjashme (mjetet për tëhollimin e gjakut), Eliquis® mund të kontribojë në gjakderdhjet të cilat mund të kërkojnë shërim të menjëhershëm mjekësor.

Efektet e tjera anësore janë mavijosjet, gjaku në urinë (i cili e ngjyros atë në të kuqe të çelët ose në të kuqe) ose gjakderdhja nga hunda, ndodh edhe ligështi. Në rast të gjakderdhjeve të papritura kontakto mjekun ose infermieren tënde.

I trego mjekut tënd, personelit të barnatores ose infermieres nëse ti ke ndonjë efekt anësor, edhe nëse ato nuk ndodhen në udhëzimin e palosur në paketimin farmaceutik ose në këtë broshurë.

Gjithmonë i trego mjekut dhe dentistit tënd se ti merr Eliquis®. Nëse ti do të operohesh apo ta bëshë një ndërhyrje te dentisti yt, gjithmonë trego se ti merr Eliquis®, e atëherë mund të ketë nevojë për ta ndërprerë këtë për një ose dy ditë para operacionit, ose në qoftë se për shembull, ti duhet ta nxjerrësh një dhëmb.

TË JETOHET SHËNDETSHËM

Një kombinim i jetës së shëndetshme dhe i ilaçeve të ndihmon për ta trajtuar fibrilacionin tënd atrial. Mendo në këta faktorë të jetës dhe si ata mund të ndikojnë në ty.

  • Ushqimi: ha shumë pemë dhe perime të freskëta dhe shmang mishin e yndyrshëm dhe ushqimin e përpunuar ose të gatshëm në sasira të shumta. Në këtë mënyrë ti kontribon që ta mbajshë nivelin e kolesterolit nën kontroll. Zvogëlo sasinë e kripës për të ndihmuar që të keshë kontroll mbi tensionin e lartë të gjakut, një faktor tjetër i cili mund të kontribojë në fibrilacionin atrial.
  • Rekreacioni: aktiviteti i rregullt fizik nuk kontribon vetëm për ta mbajtur peshën nën kontroll, por gjithashtu të ndihmon ta mbajshë një mbikëqyrje pozitive mbi jetën. Këshillohu me mjekun / infermieren tënde ose me personelin e barnatores para se të filloshë me ndonjë formë të re të rekreacionit ose të sportit, ashtu që ti ta dishë se kjo nuk është e rrezikshme duke pasur parasysh gjendjen tënde shëndetësore. Shmangu nga sportet luftarake dhe zhytja.
  • Stresi: Fibrilacioni atrial i godet njerëzit të cilët janë të stresuar. Përpiqu ta gjejshë mënyra për ta trajtuar stresin tënd dhe të keshë rekreacion për çdo ditë.

INFORMACIONE NË INTERNET

Blodproppsskolan
www.blodproppsskolan.se

STROKE-riksförbundet
www.strokeforbundet.se

Hjärt- och Lungsjukas Riksförbund
www.hjart-lung.se

Anticoagulation Europe
www.anticoagulationeurope.org

Atrial Fibrillation Association
www.afa-international.org

1177 Vårdguiden
www.1177.se

Patientföreningen mot venös tromboemblism
www.blodproppar.se

Eliquis® i takon një grupi të barnave të quajtura antikoagulantë (holluesit e gjakut). Ky ilaç ndihmon për të parandaluar formimin etrombozave duke bllokuar faktorin Xa i cili është një komponent i rëndësishëm në koagulimin e gjakut. Substanca vepruese në Eliquis® quhet apixaban. Eliquis® është si tableta e mbështejllë me një shtresë në dozën e 2,5 dhe 5 mg. Eliquis® përdoret te të rriturit: 1. Për të parandaluar formimin e trombozës (trombozave të thella në venë, suedisht: djupa ventromboser, DVT) pas operacioneve në kërdhokull ose në kyçet e gjunjëve. 2. Për të parandaluar formimin e trombozës në zemër te pacientët me rrahje të çrregullta zemre (fibrilacioni atrial) dhe më tutje të paktën të një faktori rreziku shtesë. Trombet mund të shkëputen dhe të transportohen në tru dhe aty mund të shkaktojnë një goditje truri, apo edhe në organe të tjera dhe kështu të pengohet rrjedhja normale e gjakut në këto organe. 3. Për të trajtuar trombozat në venat e këmbëve (trombozë e thellë në venë) dhe në enët e gjakut në mushkëri (emboli pulmonare), ose për të parandaluar kthimin e trombozës sërish në enët e gjakut në këmbë dhe/ose në mushkëri. Mos e përdor Eliquis® nëse: je alergjik ndaj apixaban apo ndaj ndonjë ilaçi tjetër i cili përmban elemente nga të cilat pëson shumë gjakderdhje, kur ke një sëmundje të një organi të trupit që rrit rrezikun për gjakderdhje serioze (kohët e fundit në lukth ose në zorrë, gjakderdhja e ndodhur tani në tru), nëse ke një sëmundje të mëlçisë që të çon në rritjen e rrezikut për gjakderdhje (koagulopati hepatike), nëse merr ilaçe për të parandaluar trombozën (si p. sh. warfarin, rivaroxaban, dabigatran ose heparin), përveç në rastin e zëvendësimit të trajtimit për të hollimin e gjakut ose gjatë kohës që ke një kateter venoz ose arterial dhe merr heparin për ta mbajtur këtë të hapur, kur ke valvula artificiale.

Për hollësi të plota mbi Eliquis®, lexo me kujdes fletëpalosjen e cila ndodhet në paketimin e ilaçit (shih gjithashtu edhe www.fass.se). Ky tekst është bazuar në fletëpalosjen nga nëntori 2016.

Bristol-Myers Squibb AB, +46 (0)8-7047100, www.bms.se
Pfizer AB, +46 (0)8-550 52 000, www.pfizer.se

EUAPI265